Fushatës së gjelbër të socialistëve në Roskovec siç tregoi kandidatja Majlinda Bufi, iu bashkua edhe një mbështetës i PD. Edi Rama shpjegoi se përse duhet bërë kujdes me votën e 14 Majit.
Sheshi i Fierit, kryeqytet i PS, ishte mbushur me gra e vajza, në mbështetje të Armando Subashit drejt një mandati të dytë.
“Kandidatët e tyre janë kandidatë të zorrës qorre…e pa pranueshme…..i bën ata të parespektueshëm jo vetëm për Fierin por edhe gjithë Shqipërinë”, tha ai.