Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Elbasan, nga ku ka prezantuar kandidatin e PS, Gledian Llatjën. Rama bëri thirrje që më 14 maj të votojnë socialistët dhe jo ‘zorrën qorre’, referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha. Rama tha se ai është një turp botëror, i shpallur non grata. Nga Elbasani, kryesocialisti Edi Rama sulmoi dyshen Berisha-Meta duke thënë se janë e keqja e vendit që duhet larguar më 14 maj. Rama u tha socialistëve se demokratëve u ka mbetur në dorë kreu i PL, i cili i përfaqëson edhe në fletën e votimit.

Duke i cilësuar si zorra qorre, Rama tha së më 14 maj duhet t’iu japin përgjigjen e merituar, një personi non grata dhe Xikës, referuar këtu Ilir Metës. Për ta, rama tha se janë një turp botëror dhe thotë se nuk i ndalojnë dot që të ‘shkojnë përpara’, por vetëm se ua ngadalësojnë rrugën.
“Unë siç e dini tani e hoqa appendisitin, zorrë qorre u quaka, nuk e dija që u quaka zorrë qorre, tani duhet të heqim së bashku zorrën qorre të Shqipërisë më 14 maj. Zorra qorre e Shqipërisë, nuk është se na ndalon dot të shkojmë para, por na pengon të shkojmë shumë më shpejt përpara, ashtu sikurse më e rëndësishmja është se na turpëron të gjithëve, ndërkombëtarisht, botërisht. Siç duhet të ndihet i turpëruar çdo demokrat që i është ofruar një zorrë qorre, ose më saktë një nga kokat e zorrës qorre, xhikja”, tha Rama.

Rama nuk kurseu veçanërisht kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën që përfaqëson në fletën e votimit koalicionin me Berishën. Rama thotë se demokratët pre vitesh do të shkojnëtë votojnë Xhiken.
“Të heqim zorrën qorre më 14 maj, nuk na ndalon dot të shkojmë para. Do marrin fletën e votimit aty bashkë fitojmë, po me kë? Me të voglin e zorrës qorre. Më falni o demokratë të Elbasanit, po tashti o demokratë që ju ka ngel zorra qorre në dorë. Si do ta mbani ndjenjën e të vjellës kur të shkoni aty te zorra qorre? 30 e kusur vite demokrat demokrat, demokrat e shkojnë votojnë Xhiken”, tha Rama.
Qytetarëve u kujtoi edhe se kur ishin në krye të bashkive, kundërshtarët politikë nuk bënë asgjë.

“Më thoni një gjë që bënë ata? Noc rrokun Vetëm sherrin ju ka pa Shqipëria atyre.”
Në krah të kandidatit të tij për Bashkinë e Elbasanit, Gledian Llahtjas shigjetoi edhe Luçiano Boçin e koalicionit opozitar, të cilin e krahasoi me ish kreun demokrat, tashmë armik të një pjese të partisë.
“Ky distancimin nga luli e ka se janë në konkurencë kush është më artisti. Ky Luçi më kujton Lulin. Të jesh dhe me bosh se Luli nuk e di dmth.” Nuk kurseu një paralajmërim as për të vetët.

“Kush lëviz nga kuadrati i ligjit se do mjaltë për ta çuar në shpi, atëherë sikterr. Dimë ti bëjmë ne edhe investimet edhe ndëshkimet”, vijoi Rama.
Nga Elbasani, Rama përsëriti edhe angazhimin e qeverisë për të çuar në 900 euro pagën mesatare.