Kryeministri Rama ishte i pranishëm në Forumin e Klimës së Biznesit, Produktivitetit dhe Kapitalit Njerëzor, që do zhvillohet për tre ditë në Pallatin e Kongreseve me synim adresimin e sfidave të ekonomisë dhe komunitetit të biznesit.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Kryeministri u shpreh se: “ Kjo konferencë pason takimet e bëra me komunitetin e biznesit për të shkëmbyer ide dhe opinione për klimën e biznesit dhe çfarë sipërmarrja do të shoh në rrugën e përbashkët për të shkuar përpara në rrugën e ekonomisë. Kemi pas një dialog dhe shkëmbim informacioni të shkruar i cili ka prodhuar edhe një raport konkret të klimës së biznesit në Shqipëri, që do ta shpërndaj në vijim, që është një hartë e rrugës për t’u shkelur nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me biznesin.
Dua ta filloj me pagat dhe nevojën për të përsëritur domosdoshmërisht që të vetëdijesohemi të gjithë se ky është një moment shumë kritikë për Europën dhe vendin tonë, që ka një vulnerabilet më të madh se vendet e tjera të Europës, në këtë luftë që sapo ka filluar për krahun e punës. Një luftë që duhet ta përballojmë me patjetër. Ekonomia jonë është në një moment kthese shumë të rëndësishme, arsyeja përse ne rritëm pagat në sektorin publik lidhet me faktin se u krijuan kushtet për ta bërë këtë por edhe për arsyen e mësipërme. Sot sipërmarrja e ndjen mungesën e kapitalit njerëzor të mjaftueshëm, prandaj nesër nuk duhet të ndodhi në asnjë mënyrë që sipërmarrja të bëjë si e habitur
Krahu i lirë i punës nuk mund të jetë më element konkurrueshmërie dhe me krahun e lirë të punës s’mund të bëhet më biznes. Sot është e domosdoshme një aleancë krijuar me bindjen për të ardhmen e vendit dhe sipërmarrjen. Duhet vrapuar më shumë sepse është një luftë jo me ditën por me sekondën.
Në vijim Rama tha se: “Gjithashtu ne kemi kuptuar dhe vlerësuar raportet e bëra, si ajo e OECD për “Indeksin e Politikës së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme: Ballkani Perëndimor dhe Turqia 2022” Shqipëria vlerësohet për mjedisin operacional për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që mbetet më i zhvilluari në rajon, ku janë zbatuar reformat digjitale në çdo nivel të qeverisë. Shërbimet digjitale duhet t’i shoqërojmë me sistemin e prokurimeve dhe në këtë pikë jemi duke përgatitur një tjetër revolucion, që do materializohet shumë shpejt, duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale dhe duke u nisur nga eksperienca e jashtëzakonshme që kemi pasur me Komisionin Europian me rindërtimin e shkollave pas tërmetit.”