Kryeministri Edi Rama u ndal për takim me qytetarët në Këlcyrë, ku ka dhënë mesazhe për opozitën dhe dyshes Berisha-Meta që i referohet ndryshe si zorra qorre.
Rama tha nga Këlcyra se dyshja Meta-Berisha nuk përfaqësojnë asnjë alternative tjetër, përveç dy personave që janë “zorra qorre e Shqipërisë”.
“Çerdhja e fëmijës tënd s’mund të lihet në dorë të askujt që nuk di ta mbajë atë si duhet dhe të shërbejë si duhet. Edhe vëllai të jetë, jo më partia. Nuk e shikon dot me sy PS, punë e madhe fort, nuk e shikon dot me sy Edi Ramën, s’ka problem fare, ndërro stacion e shko te zorra qorre por mos ço votën e mos shko te zorra qorra.
Ata sjellin frymën e Sudes dhe s’kanë asnjë respekt për njerëzit, kap çfarë të kapësh, mblidh votat edhe hajt se po e kapin e zaptojnë bashkinë. Këta i shohin bashkitë si Kështjella për t’i marrë peng. Janë njerëz që duan sherr, duan konflikt e t’i kthejnë bashkitë në barrikada.
Unë e hoqa apendicitin tim, apendicitin i Shqipërisë duhet operuar në 14 maj dhe nuk duhet dhënë asnjë shans dhe kjo s’ka lidhje fare me të majtë dhe të djathtë, unë i respektoj shumë ata që janë të djathtë. Kjo zona ka pasur plot familje që kanë qenë të lidhura më parë, por po ju them që të gjithë ata gjyshër që e pësuan politikisht se ishin të djathtë dhe që sot janë në botën tjetër, do i rrotulloni në varr, po i dhatë votë atyre që vijnë këtu, për llogari të zorrës qore.
Ata nuk përfaqësojnë asnjë lloj të djathte, ata nuk përfaqësojnë asnjë lloj alternative tjetër, përveç hallit të madh të dy njerëzve me drejtësinë të një çifti që është zona qore e Shqipërisë dhe mbi të gjitha kush është i djathtë për përkufizim vjen nga një traditë patriotizmi, patriotizmi do të thotë që Shqipëria është përtej këtyre dallimeve.
Shqipëria nuk është as e majtë as e djathtë, Shqipëria është e të gjithëve dhe Shqipëria sot është më e respektuar se kurrë në sytë e botës, Shqipëria sot ka arritur gjëra të paimagjinueshme ndërkombëtarisht, të drejtojë OSBE, të rrijë e ulur në Këshillin e Sigurimit, bashkë me të gjitha fuqitë e botës, të jetë mikpritëse e samitit të parë e BE jashtë kufijve të BE-së”– tha Rama nga Këlcyra.