Kryeministri Edi Rama ka publikuar episodin e parë të podcastit ‘Flasim’. Në këtë bisedë të parë, kreu i qeverisë ka ftuar shtatë kampionët e sportit, Luiza Gega, Briken Calja, Erland Qerimaj, Alban Beqiri, Majalinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilët dy ditë më parë morën edhe gradën kolonel.
Shtatë kampionë nga majat më të larta të sportit të gjithë, flasin në ditën e gradave të tyre si kolonë të Forcave të Armatosura Shqiptare, duke u ndalur momente të bukura në momente të zymta të ngjitjes së tire drejt majës.
“Ka qenë një nga barrat shumë të rënda të problemeve dhe sëkëlldive të harruara kjo e kampionëve që shkëlqejnë dhe më pas i përpin harresa dhe pasi lënë aktivitetin kthehen në njerëz të zakonshëm e pasi zbresin nga maja e olimpit bien edhe në situata të papranueshme varfërie”, tha Rama.