Një burrë shkroi në Reddit se po refuzon të flejë në të njëjtin shtrat me gruan e tij, e cila punon si gjinekologe në një spital. Kjo sepse ajo nuk bën dush çdo ditë që kthehet nga puna.
“Jam krenar për faktin se gruaja ime ka një punë kaq të rëndësishme, por nuk jam rehat me idenë që të fle në të njëjtin shtrat me të, pa bërë dush më parë. I kam kërkuar që të bëjë dush çdo natë para se të shkojë në shtrat ose pasi të kthehet nga puna, por ajo mendon se çdo ditë është e panevojshme,” ka shpjeguar në postimin e tij.
Bashkëshortja e tij argumenton se ajo ka një higjienë të mirë në punë dhe jashtë saj. Mban doreza dhe merr masa paraprake gjatë gjithë ditës për të shmangur përhapjen e mikrobeve, por megjithatë, partneri i saj është sërish i shqetësuar.
“Unë nuk mendoj se është një kërkesë e paarsyeshme që ajo të bëjë një dush të shpejtë para gjumit. Meqenëse gruaja ime nuk dëshiron ta bëjë këtë, kam filluar të fle në divan, në dhomën e ndenjes,” vazhdoi ai, duke shtuar se tani ka edhe një përçarje në marrëdhënien e tyre.
Përdoruesit e Reddit duket se kanë mendime të ndryshme për situatën.
“Kam punuar me vite të tëra si infermiere. Gjëja e parë që bëja kur kthehesha në shtëpi ishte dushi. Nuk ka rëndësi sa masa merrja në punë,” shkroi dikush.
Edhe të tjerë ndajnë mendime të ngjashme. Një përdorues tjetër ka një këndvështrim në ndryshe:
“A e dini se sa kujdes bëjnë mjekët nëpër spitale? Ajo nuk po merr ‘sekrecione’ me vete. Në thelb po e quani të papastër një grua që ndoshta është shumë herë më e pastër se ju.”
Dikush shton: “Ti ishe i lirë të pyesje dhe ajo ishte e lirë të thoshte ‘jo’, duke pranuar pasojat e refuzimit. Ti fle në një divan me gunga dhe ajo fle vetëm.”