Situata kaotike, në të cilën u gjend Shqipëria pas viteve 90′ ndikoi edhe në pozitat e gruas në politikë. Megjithatë, çështjet e barazisë gjinore janë të hershme, së paku që nga rendi skllavopronar deri në ditët tona, historia e njerëzimit është histori qytetërimesh të sunduara thuajse tërësisht nga burrat. Me fillimin e rendit modern, pushteti ekonomik e politik vazhdoi të ishte i përqëndruar në duart e burrave. Ndërkohë roli i vajzave/grave në jetën shoqërore, kulturore, ekonomike etj u fuqizua edhe pse ende gjykohen e nuk vlerësohen mjaftueshëm.

Fatkeqësisht “sistemet patriarkale” ende funksionojnë në zonat rurale të vendit tonë dhe për këtë do merrja shembullin e qytetit të Bulqizës ku gjithmonë ka qenë nën vendimarrjet e burrave duke lënë në hije gratë e këtij qyteti. Bulqiza njihet si një vend mirkpritës dhe njerëz të besës por ende me tradita të forta.

Zgjedhja e zv.kryeministres, njëkohësisht drejtuese politike e qarkut Dibër, Belinda Balluku dhe kryeministrit Rama, duke kandiduar një femër për të drejtuar këtë qytet ishte padiskutim një guxim dhe një vendim i mirë për të thyer mentalitetin e krijuar. Besoj që ka ardhur koha të dëgjohet dhe zëri i femrës në atë qytet ende me rrënjë tabu-je.

Festime Mjeshtri, për të gjithë ato që se njohin është një njeri i angazhuar prej shumë vitesh në politikë e në projekte që kanë sjellë punë të mira në të gjithë qarkun e Dibrës. Gjithashtu e angazhuar në institucione shëndetësore, si pjesë e promocionit shëndetësor, e angazhuar me të gjitha gratë në luftën kundër dhunës në familje, kancerit të gjirit, diabetit, drogës, duhanit. Festime Mjeshtri gjithashtu ka dhënë kontributin e saj në institucione arsimore si mësuese e jashtme në profilin Infermieri, e akualisht drejtoreshë në spitalin e Bulqizës.

Gjithmonë është përpjekur të ngrejë zërin në rolin e femrës në shoqërinë që jeton. Pandemia e ktheu atë në një heroinë të qytetit të Bulqizës si e vetmja infermjere që ka qenë në frontin e parë, duke vajtur në çdo shtëpi për të dhënë ndihmën e nevojshme.

Prandaj sot dua ti drejtohem asaj, Festimes, në emrin e të gjithë burrneshave të kohës sonë. Bëhu “burrnesha” që do ta mposht sistemin patriarkal në qytetin e Bulqizës dhe do ti japësh ngjyrat e duhura atij vendi.(E.D)