Sali Berisha, për kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, s’është tjetër veçse një kufomë politike.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, Roland Bejko deklaroi se Berisha po kërkon tanimë përmes retorikës së tij një alibi për humbjen e tij të radhës.

“Berisha thotë që ata kanë ikur nga Partia Demokratike, ndërkohë që ne jemi Partia Demokratike, jemi në Partinë Demokratike, unë s’di të kem lëvziur nga partia.

Se kam lëvizur asnjëherë partinë time, kam firmën, kam vulën, kam tagrin që më ka dhënë vota e demokratëve.

I vetmi njeri që ka ikur nga Partia Demokratike dhe ka marrë dhe njerëz të tjerë me vete është Sali Berisha.

Ai e bën retorikë këtë, sepse i duhet që të gjejë alibinë e mosbashkimit, sepse ai e di që si i bashkuar, si i pabashkaur, Berisha nuk vjen më kurrë në pushtet dhe Berisha është thjeshtë një kufomë politike, në termin e biopolitikës, që sado pompa t’i bëjnë për frymëmarrje artificiale apo për t’i aktivizuar zemrën që i ka pushuar politikisht, nuk mundet dot”, tha Bejko.