Një dron ukrainas është rrëzuar pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, sipas agjensisë lajme ruse RIA duke cituar një oficer rus.
Sipas oficerit ushtarak rus të cituar nga RIA, një dron i prodhimit polak që peshonte më shumë se 2 kg ishte rrëzuar pranë centralit.
Grossi ka bërë presion për një zonë të çmilitarizuar rreth objektit më të madh bërthamor të Europës, i cili ka qenë nën bombardime të vazhdueshme, ndërsa Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmet.