Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç tha sot se nuk do të shkojë në Strasburg me rastin e 20 vjetorit të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës.
Mediat serbe raportojnë se shkak për këtë janë bërë njoftimet se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të fillojë procedurën dhe diskutim për pranimin e Kosovës në këtë organziatë.
“Çfarë mesazhi është ai? Është një poshtërim dhe një mesazh që Kosova mund të bëjë çfarë të dojë.
Nëse ato njoftime janë të vërteta, unë sigurisht që nuk do të shkoj nesër në Strasburg,” tha Daçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e jashtëm të Gabonit, Yolanda Nijonde.