Shoqata për Kulturë Demokratike si një ndër aktorët që ka vezhguar të gjitha proceset zgjedhore që nga viti 1992, bën një apel qytetar për të gjithë aktorët e politikës në vend që do jenë pjese e garës elektorale për Zgjedhjet e Qeverisjes Vendore ne 14 Maj 2023 qe:
• Kjo Fushatë Zgjedhore të jetë një fushatë dinjitoze, shumë qytetare, larg gjuhës cinike, denigruese e asaj të urrejtjes, duke dhëne mesazhe pozitive tek votuesit, larg tensionit dhe presionit.
• Votuesit shqiptare mirepresin një fushatë të vërtetë konkuruese programore dhe garuese midis platformave politike.
• Të jetë një fushatë ku kandidatët të përballen me njëri tjetrin, të bashkebisedojne me qytetarët, të japin premtime realiste që të japin një impakt cilesor në jeten e qytetarëve dhe të marrin pergjigjen e pyetjes” Si do të bëhen dhe realizohen të gjitha premtimet elektorale?”
• Të prezantojnë kandidatët me integritet duke respektuar pastertinë e figurës bazuar ne ligj.
• Të deklarojne të gjitha financimet e fushatës zgjedhore .
• Të bejne tranparencen e gjithë kompanive që u bëjnë PR e fushatës.
• Të deklarojne dhe të mos fshehin asnjë zyrë elektorale në 61 bashkitë e vendit.
• Fushata zgjedhore të lejohet të zhvillohet në një atmosferë të lirë e të ndershme, larg tentativave për kanosje dhe blerje vote.
• Të mos keqpërdoren asetet shtetërore dhe burimet njerezore në fushatë, vecaneririsht përdorimi I fëmijëve si dekor në fushatën zgjedhore.
• Kreret e partive politike, deputetët dhe ministart me gjithë stafet e tyre të rrinë sa me larg fushatës duke i dhenë mundesinë dhe hapesirën e duhur të gjithë kandidateve për kryetar bashkie dhe anetareve për këshillat bashkiake të bashkebisedojnë e komunikojne vetë me votuesit e tyre .
• Të respektohet Kodi Zgjedhor gjatë gjithë fushatës zgjedhore .
Shoqata për Kulturë Demokratike inkurajon dhe mbeshtet vertet një fushatë zgjedhore ku në fokus do jenë të gjithë grupet e votuesve e jo monologjet e liderave të partive dhe mbi te gjitha si asnjeherë tjeter kjo fushatë të bej diferencen dhe të kemi një performance elegante,një përballje reale, shumë civile midis kandidatëve për Kryetar Bashkie. Në të gjithë vendin të shpalosin oferta , premtime dhe platforma politike duke rritur besimin e qytetarëve për të patur një pjesemarrje masive për ti votë besuar ditën e zgjedhjeve dhe ti sigurojnë qytetarët në komunitetet perkatese që do jenë pjese e procesit të vendimmarrjes lokale e do ti mbeshtesin qytetaret e tyre për t’i perdorur mjete alternative të demokracise si Referendumet lokale dhe Peticionet për kauza të rëndesishme komunitare.
Shoqata për Kulturë Demokratike inkurajaon dhe mbështet të gjithë operatorët mediatike të permbushin qellimin e tyre fisnik për të informuar publikun dhe të refuzojnë kategorikisht pranimjn e kasetave të gatshme në pasqyrimin e fushatave elektorale si dhe respektimin e Kodit Zgjedhor .
Shoqata për Kulturë Demomratike(SHKD ) nënvizon se zgjedhjet për Qeverisjen Vendore janë zgjedhje për vetem për qytetaret ndaj inkurajon dhe mbështet plotesisht zhvillimin e një fushate zgjedhore të mbarë, të moderuar dhe plot vetpërmbajtje, nga të gjithë subjektet zgjedhore në garë, si një standart I përmisuar në realizimin e një procesi zgjedhor të lirë, transparent dhe të ndershëm.