Fushata elektorale për zgjedhjet vendore në Shqipëri pritet të jetë e ndryshme nga të kaluarat, megjithatë në thelb duket se subjektet politike po zgjedhin strategji të ngjashme.

“Shikoj që më së shumti po huazojnë strategjitë e fushatave perëndimore. Po dalin në terren të takojnë njerëzit, sepse nga ana tjetër kanë një fokus të madh te rrjetet sociale, si për shembull gjetjet inovative me podcastet”.
Stadiumi Air Albania, ndërtesa më e sulmuar prej tyre, u kthye për fushatën e Berishës në shtëpinë ku u rithemelua partia. Kreu I foltores e nis rrugëtimin e tij elektoralë aty ku filloi rithemelimin e PD-së. Ndërsa fushata e ps për kryeqytetin është përqendruar te pika e kritikuar më së shumti, mbjellja e pemëve.

“Deri më tani vëmendjen nuk e kanë marr kandidatët konkretë, por në qendër kanë qenë vetë kryetarët e partive si kryeministri Rama, Berisha apo Alibeaj”.
6 kandidatët që garojnë për bashkinë e Tiranës kanë zgjedhur në detaje aktivitetet, sloganet për të rrëmbyer mbështetjen e votuesve. Për pedagogun Erlis Çela, forma e fushatës ka marr më shumë vëmendje se sa platformat politike. Sipas tij, PS me qëllim ka zgjedhur një zhaner popullor te kënga e fushatës.
Ndërsa logoja e koalicionit të Berishës me Metën përfaqësuar nga Belind Këlliçi është një kopje e idesë së kryetarit aktual, po ashtu me qëllimin për të bërë zhurmë mediatike.
Më i përjashtuar nga vëmendja e fushatës është Roland Bejko në logon e PD, si dhe 3 kandidatët e tjerë të partive të vogla.