Fluks i shtuar i emigrantëve shqiptarë në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 5612 shtetas kryesisht shtetas shqiptare që kthehen për te festuar Pashkët.
Nga numri i lartë i qytetarëve që kthehen në Shqipëri pala jonë po punon me 5 deri në 6 sportele për të përballuar fluksin dhe në varësi të situatës alternohen.