Në këtë kohë lufte ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, NATO -ja që është aleanca ushtarake më e fuqishme në botë, ka vendosur edhe një kufi të ri me Rusinë pasi Finlanda u bë anëtarja e 31-të e aleancës.
Mirëpo përveç Finlandës sekretari i përgjithshëm i NATO –s njoftoi vendimin unanim të aleateve të saj, të cilët kanë rënë dakord që Ukraina të bëhet anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Në një takim me grupin e kontaktit të mbrojtjes së Ukrainës në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, sekretari NATO–s tha se fokusi kryesor është që Ukrainatë sigurohet se do të mbizotërojë kundër Rusisë.Gjatë vizitës së tij të parë në Kiev dje, Stoltenberg premtoi se NATO do të vazhdonte të mbështestë Ukrainën.
Ndërsa sot ai tha se vendi i merituar i Ukrainës është në gjirin e familjes euroatlantike dhe NATO–s.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha në fillim të këtij viti se ai ishte mirënjohës për një ftesë në aleancë, ku tha se vendi i tij ka nevojë për një udhërrëfyes për t’u bërë anëtar.Deri më tani, aleatët e NATO-s kanë trajnuar dhjetëra mijëra trupa ukrainase dhe kanë ofruar vetëm 65 miliardë euro (57 miliardë £) ndihmë ushtarake.
Të premten, qeveria kanadeze njoftoi një ndihmë ushtarake prej 28.9 milion dollarësh (23.3 milion £) që do të përfshijë 40 pushkë snajper, 16 radio dhe një donacion për një fond të NATO-s për të ndihmuar Kievin në luftë.Një ditë më parë, Danimarka dhe Holanda thanë se planifikojnë t’i sigurojnë Ukrainës të paktën 14 tanke të tjera të rinovuara luftarake Leopard 2 deri në fillim të vitit 2024.