Një holandez që është babai i më shumë se 550 fëmijë në mbarë botën, përmes dhurimit të spermës, i është dhënë urdhër që të ndalojë.

Burri i quajtur Jonathan, 41 vjeç, mund të gjobitet më shumë se 100,000 € (88,000 £) nëse përpiqet të dhurojë përsëri. Atij iu dha një urdhër që të ndalonte së dhuruari spermë, në klinikat e fertilitetit në Holandë në vitin 2017, pasi u zbulua se ai kishte më shumë se 100 fëmijë. Por në vend që të ndalonte, ai vazhdoi të dhuronte spermë jashtë vendit dhe në internet.

Një gjykatë në Hagë ka dhënë urdhër që të bëhet një listë në të gjitha klinikat që kishte përdorur për të shkatërruar spermën e tij. Burri thuhet se ka mashtruar qindra gra. Udhëzimet klinike holandeze, thonë se një dhurues nuk duhet të jetë baba për më shumë se 25 fëmijë në 12 familje, sipas BBC.

Atyre u kërkohet të kufizojnë numrin e dhurimit të spermës, që të shmangin mundësinë e krijimit të një çifti mes motrave dhe vëllezërve pa dijeni dhe të kenë fëmijë së bashku. Gjykatësit kanë deklaruar se burri kishte ndihmuar në lindjen e 550-600 fëmijëve, që kur filloi të dhuronte spermë në vitin 2007.

Ai u dërgua në gjykatë nga një fondacion që mbron të drejtat e fëmijëve të donatorëve dhe nga nëna e njërit prej fëmijëve që dyshohet se ka lindur nga sperma e tij. Mbi 100 fëmijë kanë lindur nga dhurimi i spermës së41-vjeçarit në klinikat holandeze, por ai gjithashtu dhuroi në disa klinika daneze.

Gjyqtarja Thera Hesselink, tha se gjykata e ndalon të pandehurin që të dhurojë spermën e tij, çifteve pas nxjerrjes së këtij vendimi. Holanda është goditur nga skandalet e fertilitetit edhe në të kaluarën.