Detaje të reja kanë dalë në dritë nga 28-vjeçarja, e cila u dhunua nga partneri 31 vjeçar Gleard Gusholli, i cili u arrestua dje në Tiranë.

Ajo ka zbuluar se është dhunuar për një jave me këmbë karrigeje dhe me shkelma e grushte. Madje nga dhuna e ushtruar ka tentuar edhe vetëvrasjen.

“Gleardi me ka dhunuar me këmbë karrigeje, me godiste me shkelma dhe grushte. Kam tentuar të hidhem nga i pestë nga dhuna”, ka thënë e reja.

Ndërsa avokati i saj mbrojtës, Enea Cenko ka kërkuar që të shtohen 2 vepra penale për autorin. Ai tregon se u njohën në Gjermani, ku vajza punonte si infermiere dhe u thirr për të përkhtyer kur 31 vjecari kërkoi shërbim mjekësor.

“Kërkoj në mënyrë urgjente kualifikimi i veprës penale për pengmarrje dhe tentative vrasje. Ka plagosje të rëndë, pengim të zbulim të vërtetës dhe prodhim shitje narkotike.

Për këtë situatë në bazë të informacioneve që kam, ka pasur motive xhelozie dhe për një kallëzim në shtetin gjerman. E mbrojtura nga unë ka pasaportë gjermane, infermiere në Gjermani ku edhe punonte dhe është njohur me 31-vjecarin.

Të dy janë dashuruar dhe kishin një javë që bashkëjetonin. Gjendja psikologjike është e rënduar. Ka shenja në trup. I bëj apel institucioneve shtetërore që të marrin në mbrojtje atë vajzë”, tha avokati.