Një video virale po qarkullon në Elbasan e cila zbërthen skemën e Ilir Metës për të shkatërruar Partinë Demokratike.
Sipas dokumenteve të publikuara në këtë video, Luçiano Boçi është zyrtarisht kandidat i Ilir Metës, duke garuar me siglën e Partisë së Lirisë. Ish-presidenti Meta synon kreun e opozitës dhe po bën gjithçka në prapaskenë për të nxjerrë jashtë loje ish-kryeministrin Sali Berisha. Meta i nxitur edhe nga ambicia, ka nisur të shtojë oreksin e tij, ku përveçse këshillave bashkiake, synon të kontrollojë edhe disa bashki.
Sali Berisha është tërësisht i varur prej tij në këto zgjedhje, duke qenë se ka hyrë në siglën e PL, por edhe pas zërave se ish-kryeministri nuk ka të ardhme, pas sanksioneve ndërkombëtarët, sidomos shpalljen “non grata” nga Britania e Madhe dhe SHBA. Kështu që nisur nga kjo situatë që e favorizon disa, Meta po punon fort në prapaskenë për të dobësuar Berishën dhe fuqizuar veten e tij.