Kryeministri Edi Rama ka publikuar spotin elektoral ku ka theksuar se pse duhet të votojnë vetëm partinë Socialiste, duke i bashkëngjitur të gjitha ngjarjet e së kaluarës shkaktuar nga Berisha dhe Meta.

Në videon e postuar nga kryeministri thuhet se vendi ynë ka nevojë vetëm për zhvillim dhe jo për të kaluarën.

“A keni parë zogj të fluturojnë mbrapsht? Po akrepa që e masin orën mbrapsht? Si do të ishte transporti nëse makinat do të ecnin mbrapsht? Ti vetë, a do të ecje në këmbë mbrapsht? Eh, se Sali Berisha dhe Ilir Meta na ftojnë të kthehemi në kohën e tyre!

Në kohën e pisllëkut të kudondodhur, krimeve shtetërore, borxheve, Shqipërisë me imazhin përtokë në sy të botës! Shqipëria sot po bëhet më e fortë hap pas hapi, pagat po rriten si asnjëherë, ekonomia po rritet, bashkitë po zhvillohen. Vetëm përpara, kurrë më mbrapa!” është teksti që përmban spoti i Ramës.

Rama zgjodhi t’i ftojë kështu qytetarët për të votuar Partinë Socialiste.