Presidenti ukrainas, Volodymy Zelensky e quajti vizitën e tij në Varshavë të Polonisë një hap tjetër drejt fitores. Ai falënderoi presidentin polak Andrzej Duda për ndihmën ushtarake të ofruar ndërsa shtoi se ndihma e Polonisë, ishte një përparim drejt fitores së Ukrainës.

“Vizita ime dhe negociatat në Varshavë ishin një hap tjetër drejt fitores. Faleminderit për vendimet e dakorduara, për paketën e fuqishme të mbrojtjes. Faleminderit për jetët që shpëtojmë me solidaritetin drejt nesh”, u shpreh Zelensky.