Kolegji Zgjedhor ka vendosur se në fletën e votimit të zgjedhjeve të 14 majit do të jetë Logo e partive politike apo koalicioneve.
Ky vendim i Kolegjit Zgjedhor erdhi pas ankimimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” që kërkonte heqjen e logove të subjekteve politike nga fleta e votimit.
Pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Ankesave nuk e mori parasysh këtë kërkesë të koalicionti “Bashkë Fitojmë”, përfaqësuesit ligjor të këtij koalicioni ju drejtuan Kolegjit Zgjedhor.
Ndërkohë ditën e sotme edhe Kolegji Zgjedhor vendosi që në fletën e votimit, subjektet politike do të jenë me logon dhe inicialet e tyre përkatëse.