Komisioneri Ilirjan Celibashi zbardhi detaje nga takimi me shefen e Misionit të ODIHR, Audrey Glover dhe ekipin e saj.

Ai theksoi se i garantoi ambasadores transparencën e plotë të KQZ-së dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë pwr zgjedhjet lokale tw 14 majit.
ADVERTISING

Celibashi: Mikpritëm sot në KQZ Shqipëri, Shefen e Misionit të OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR), Ambasadoren Audrey Glover dhe ekipin e saj, të cilët i njohëm me përgatitjet e zgjedhjeve #Vendore14Maj2023, si edhe sfidat e deritanishme. Me ekipin e OSBE/ODIHR, theksova se garantojmë transparencën e plotë të KQZ dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë. Ambasadorja Glover vlerësoi informacionin paraprak, prezantoi planet për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe nënvizoi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për Shqipërinë.