A ju ndodh të zgjoheni shumë shpesh, për të mos thënë çdo natë, midis orës 3 dhe 5 të mëngjesit? Edhe pse ju keni ngrënë dhe pirë shumë para se të shkoni në shtrat, ju duket se trupi juaj nuk ka arsye të zgjohet, e megjithatë, diçka e shqetëson.
Arsyeja është e pazakontë, disi e pabesueshme:
Trupi juaj po ju dërgon një mesazh për të cilin nuk jeni as të vetëdijshëm, zgjimi në këtë periudhë do të thotë se keni një shqetësim, një barrë më të madhe që do të dëshironit ta largonit nga vetja dhe nuk dini si ta bëni. Zgjimi ndodh për shkak të energjisë nga mushkëritë dhe ndjenjës së trishtimit. Gjatë kësaj periudhe, vetëdija juaj zgjohet, e cila është një shenjë se një fuqi më e lartë, me shumë mundësi nënndërgjegjja juaj, po përpiqet të komunikojë me ju. Sipas mjekësisë kineze, trupi dhe mendja dërgojnë një mesazh të përbashkët që ju duhet të çlironi shpirtin nga barra e akumuluar.
Nëse zgjoheni shpesh në intervale të tjera të natës, ja një shpjegim për këtë:
Zgjimi menjëherë pas ëndrrës së parë.
Jeni nën stres të madh dhe keni simptoma ankthi. Meditimi, të menduarit pozitiv dhe ushtrimet e relaksimit do t’ju rikthejnë në gjumë.
Diçka po ju rëndon emocionalisht. Duhet të falësh dikë ose dikush duhet të të falë. Ushtrimet e frymëmarrjes do t’ju ndihmojnë të vazhdoni të flini.
Zgjimi pas orës 5 të mëngjesit, para agimit
Energjia vjen nga zorrët dhe trupi ju dërgon një mesazh se ju duhet të zgjidhni statusin emocional që po ju mundon.