Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Librazhd.

Në aksident janë përfshirë pesë makina dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit është bllokuar për momentin kalimi i automjeteve në rrugën Librazhd-Qafë Thanë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë prania e vajit që është derdhur në rrugë. Ndërkaq deri më tani nuk raportohet për të lënduar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.