Tashmë është zyrtare, Amir Rrahmani do të mbetet një element kryesor i mbrojtjes së Napolit edhe në sezonet e ardhshme. Marrëveshja përfundimtare për vazhdimin e kontratës së lojtarit është arritur muajin e kaluar, pas një takimi të klubit me agjentin Adrian Aliaj. Dje mbërriti nënshkrimi , i cili do t’i lejojë ish-lojtarit të Veronës të mbajë veshur fanellën napoletane deri më 30 qershor 2027 me një opsion për sezonin e ardhshëm (kontrata e mëparshme do të kishte skaduar më 30 qershor 2024).

29 -vjeçari është fituesi i titullit të Serie A këtë sezon me Napolin, teksa ka grumbulluar deri tani 34 paraqitje në total për fanellën e Napolit këtë sezon, 27 në Serie A (me 2 gola dhe 1 asist) dhe 7 në Liga e Kampioneve.

I dalë nga moshat e Drenicës, Rrahmani spikati me Partizanin në Shqipëri, për të luajtur me RNK Split, Dinamo Zagreb, Lokomotiva Zagreb dhe më pas me Veronën dhe Napolin në Serie A. Prej tre sezonesh pjesë e të kaltërve, Amiri rinovoi kontratën deri në 2027.