Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke Theoharis Lalakos pritet që të vijë sot në Shqipëri, ku do të takohet me Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshin të cilët ndodhen në paraburgim, pasi u arrestua për blerje votash, 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ai do të shoqërohet nga ambasadorja greke.

Mediat greke Newsbomb.gr shkruan se vizita e Theoharis Lalakos, vjen në kuadër të udhëzimeve nga Minisitri i Punëve të Jashtme në Greqi Nikos Dendias. Sekretari i Përgjithshëm do të informohet për gjendjen e tyre shëndetësore dhe kushtet e ndalimit të tyre, ndërsa në konsultim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri do të shqyrtohen veprimet e radhës për trajtimin e çështjes.

Njëkohësisht, në vijim të udhëzimeve përkatëse të Ministres së Jashtme greke, ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, ka kërkuar tashmë të takohet me Belerin. Ambasadori grek është në komunikim të vazhdueshëm me familjet dhe avokatët e tyre.