Në stadiumin “Arechi” në Salerno, Salernitana fitoi 1-0 me Atalantën për javën e 35-të në Serie A. Një gol i Candrevës në minutën e 90+3 të ndeshjes i dha tri pikë të tijve, ndërsa miqtë nga Bergamo shkojnë në vendin e shtatë duke dalë nga zona Champions.

Me 38 pikë, Salernitana shkon në vendin e 15-të, duke qenë 11 pikë më shumë se zona e mbijetesës.