Avokati Çedomir Stojkoviç ka treguar se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka angazhuar grupin paramilitar rus Wagner në protestën e Beogradit.
Stojkoviç me anë të reagimi në Twitter, ka theksuar se pjesëtarë të grupit ekstremist “Patrulla Popullore” janë parë në këtë protestë.
“Aleksandar Vuçiç angazhon grupin Wagner në protestën e Beogradit! Ilija Vuksanoviç, i cili ka sulmuar qytetarët në protestën e djeshme, është pjesëtar i pjesës serbe të grupit Wagner (dega e Patrullës Popullore), që ishte e pranishme gjatë gjithë protestës me qëllim që të shkaktonte incidente të dhunshme dhe vepruan në marrëveshje me SNS”, shkruan Stojkoviç.
Sipas tij, këta pjesëtarë kanë ardhur për të kompromentuar protestën.
“Ata sollën tre flamuj propagandues rusë me idenë për të kompromentuar protestën, duke dërguar një imazh të rremë se Rusia qëndron pas protestës dhe se protestat janë të dhunshme, prandaj sulmuan qytetarët për të shkaktuar incidente”, shton ai.