Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha,shpesh gjykohet për kilet e tepërta që ka. Ajo së fundmi ka treguar se vuan nga sindroma e vezores policistike ose siç njihet PCOS.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin SiriusXM të Gayle King, këngëtarja 33-vjeçare foli për përvojën e saj me PCOS – një çekuilibër hormonal që prek 1 në 10 gra në moshë riprodhuese.

E pyetur lidhur me operacionet kirurgjikale se pse nuk bën një të tillë për tu dobësuar, Bebe tha se “kam frikë se vdes”.

“Unë padyshim që luftoj me peshën time dhe luftoj me pamjen time, dhe ka qenë e vështirë për mua. Sapo mora vesh kohët e fundit se kam PCOS dhe shumë gra e kanë atë.

Dhe shumë gra e kanë atë dhe nuk Nuk e di”, tha Rexha duke theksuar se shtimi në peshë është një simptomë e zakonshme me të cilën ajo përballet.