Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka vijuar sot fushatën në rrugët e Tiranës, duke biseduar me qytetarët.

Gjatë takimeve sot, një qytetare i thotë se ‘kam shumë respekt për ty, të ndjek, por do votoj Erion Veliajn’. Bejko e kalon me shumë sportivitet duke i thënë ‘po shumë mirë, ndërkohë merr edhe programin tonë’.

Ndërkaq, Bejko kritikoi Veliajn, se me taksat dhe buxhet të lartë ka bërë shumë pak për Tiranën.

Bejko thotë se një ndër shqetësimet e qytetarëve është monopoli i Tregut Agro-Ushqimor, që ka çmime të larta. Për këtë Bejko thotë se do të krijojnë 5 tregje të tjera në hyrje të Tiranës, në mënyrë që ta çmonopolizojmë.