Delegacioni i Atit te shenjtë Papa Francesku i kryesuar nga Kardinali i Firences Xhuzepe Betori shoqëruar nga Kardinali Yne Ernest Troshan Simoni, u pritën sot nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Gjatë takimit Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, të cilat janë reflektuar më së miri përmes vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri në vitin 2014, bekimit të 38 martirëve shqiptarë, shenjtërimit të Nënë Terezës, si dhe përmes emërimit Kardinal të Ernest Simonit.
Gjithashtu në takim u vlerësua edhe roli i komunitetit shqiptar në Itali, që ka kontribuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Presidenti dhe delegacioni i Atit të Shenjtë do te marrin pjese dhe do te bekojnë përurimin e Përmendores së Kryengjullit Mikal ,dhuratë e Kishës Katolike shqiptare në respekt të Veprës dhe martirizimit te simbolit te Popullit Shqiptar Ernest Troshan Simonit .
Ne vazhdim , pas ceremonisë së bekimit Kardinal Xhuzepe Betori do të organizojë një meshë në Katedralen e Shën Palit.