Autoriteti i Konkurrencës ka bërë me dije bilancin e vitit 2022 lidhur me vendimet që janë marrë.

Në njoftim, thuhet në në vitin 2022 janë marrë 99 vendime nga Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës.

Denar Biba nga Autoriteti i Konkurrencës thotë se u zhvilluan 15 monitorime në tregun e pakicës, telefonisë celulare, miellit, naftës, hoteleve e shërbimeve të ndryshme në Tiranë. Në njoftim thuhet se janë kryer 11 procedura hetimore, 4 gjoba si dhe 46 raste kontrolli. Në total janë derdhur 26 milionë lekë në buxhetin e shtetit.

“-Gjatë vitit 2022 u morën 99 vendime nga Komisioni i Autoritetit të Konkurencës. Numër rekord, viti 2022 ka patur disa të tilla. 99 vendime tregon për punën e vazhdueshme të autoritetit në kompleks. Gjatë vitit 2022, u zhvilluan 15 monitorime, në tregun e pakicës, telefonisë celulare, miellit, naftës bruto, hotele dhe shërbime në Tiranë, në tregun e fSHF, në tregun e qelizave staminale, shërbimet bankara, infrastrukturën aeroportuale…etj.

-Ka zhvilluar 11 procedura hetimore. Nga këto, për marrëveshje të ndaluara në tregun e importit, të vajit vegjetal, barnave dhe pajisjeve mjekësore, tregut të naftës e benzinës, të shitjes së plehrave kimike, ccimentos, betonin në qarkun Tiranë Durrës Elbasan.

-hetime ëpr abuzim në pozitën domuniese, parkimi Tirana international aeroport, telefonisë celulare, institucionet financiare por jo bankat, tregu karburanteve, po ashtu operatorët kabllor televiziv.

-Janë vendosur 4 gjobam, nr më i lartë i katër viteve të fundit. Për plehrat kimike, për naftën bruto, për tregun e TIA, importi i grurit, tregtitmit të miellit. 224 225 000 lekë. Të ardhurat e arkëtuara nga buxheti i shtetit nga gjobat e prapambetura, deri më 31 dhjetor 2022 janë në shumën 26 mln lekë.

-Në zbatim për mbrojtjne konkurencës, 46 raste kontrolli. Nr rekord edhe ky. Plus 15 raste të njoftuara, por skanë përmbushur kriteret ligjore për të marrë autoritetin e komisionit. Rekord shuma 26 mln lekë i derdhur në 2022 në buxhetin e shtetit.”- thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.