Berat Buzhala ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për fitoren e shumicës dërrmuese të bashkive nga Partia Socialiste. Analisti i njohur kosovar thotë me ironi se Rama ka fituar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, ndërsa shprehet se opozita e Berishës dëshmoi përfundimisht se është inekzistente:

“Edi Rama i paska fitu krejt bashkite dhe qarqet ne Shqiperi, plus paska dale pak edhe ne Kosove, e paska fitu Prizrenin, Dragashin, Suhareken, Malisheven edhe Lipjanin.

Tash e tutje, sa here ta shaje Edi Ramen, dy here e shaje Sali Berishen. S’ka kuptim mo kjo opozite ne Shqiperi. Berisha ‘paguhet’ nga Rama,”.