Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi para mbështetësve të tij ditën e sotme.
Erdogan u rizgjodh si president i Turqisë, pozicion të cilin e mban prej vitit 2014, ndërsa më herët ka qenë kryeministër i vendit.
Presidenti Erdogan tani po flet para turmave për herë të parë, duke falënderuar njerëzit që “na dhanë përgjegjësinë për të sunduar për pesë vitet e ardhshme”.
“Dashtë Zoti, do të jem i denjë për besimin tuaj ashtu siç kam qenë në 21 vitet e fundit. Jemi bashkë deri në varr.E kisha thënë edhe para zgjedhjeve se kjo dashuri nuk mbaron këtu”, u shpreh Erdogan.
Presidenti turk më tej ironizoi kundërshtarin e tij Kemal Kilicdaroglu, duke thënë para turmës: “Bye, bye, bye Kemal”.