Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mikpriti sot në një seancë informuese miqtë pjesë e delegacioneve të trupave të administrimit të zgjedhjeve nga shtatë vende të ndryshme nga Los Angeles, SHBA, Estonia, Kosova, Gjeorgjia, Bosnje-Hercegovina, Moldavia, Kirgizstani.
Në rrjetet sociale, Celibashi informoi se iu paraqiti delegacioneve veçoritë e sistemit zgjedhore shqiptar dhe zhvillimet teknologjike të votimit elektronik dhe identifikimit biometrik të zgjedhësve.
Të ftuarit e KQZ-së janë pjesë e pavarur e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe partnerë afatgjatë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.