Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri këmbëngul për të qëndruar tek bardhezinjtë edhe për një sezon por për këtë gjë sipas tij vendos klubi.
Të hënën Juventus luan në fushën e Empolit, ndërsa vjen pas eleminimit nga Sevilla në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
“Unë kam folur tashmë me pronarët e klubit dhe kam shprehur mendimet e mia, por të flasësh për të ardhmen tani nuk ka kuptim, sepse do të vijnë ndeshje të rëndësishme. Unë kam një kontratë dyvjeçare dhe për sa i përket zgjedhjes sime, do të qëndroj 100 për qind. Por nuk më takon mua të vendos”- u shpreh Allegri.
Allegri mori lëvdata nga drejtuesi i Juves, Francesco Calvo për faktin se trajneri e bëri këtë sezon të ‘duket normal’ edhe kur i humbën 15 pikë. Trajneri u shpreh i bindur se mund të garantojnë pozitën e skuadrës në ‘top katërshe’ në përfundim të sezonit, duke fituar tre pikët në transfertën e ardhshme.