Kryeministri Edi Rama përcolli sot foto nga lumi Buna në Shkodër.

“Live Buna, Shkodër”, shkruan Rama. Lumi i Bunës përbën një peizazh nga më të bukurit në vend, ndërsa ka potenciale ende për t’u zbuluar sa i takon turizmit. Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për ndërtimin e “Urës mbi Bunë”, një urë e cila do të jetë e gjatë 310 metra.

Kjo urë do të mundësojë kalimin nga njëra anë e kufirit në tjetër për vetëm 2 minuta. Investimi pritet të shkojë rreth 1.5 miliardë lekë që do të ndahen 50 me 50 mes dy vendeve.