Zhoao Feliks nuk po kalon një periudhë të lumtur në fushën e lojës me ekipin e Çelsit dhe me sa duket edhe jashtë saj. Shkak është bërë e dashura e tij, Magui Korseiro, e cila nuk po bën asgjë që të shuhen zërat se tradhton yllin portugez.

Nëse deri pak kohë më parë kudo qarkullonin pamjet e saj “shumë miqësore” me futbollistin tjetër portugez, Pedro Porro, tani Magui është zënë mat me një tjetër sportist të njohur.

Ajo është filmuar në rrugët e Monakos, ku këtë fundjavë zhvillohet Çmimi i Madh i Formula 1, me piloti Lando Norris.