E dashura e shumë përfolur e presidentit rus, Vladimir Putin, Ana Kabaeva është zhvendosur nga Zvicra drejt Siberisë pas sanksioneve të Perëndimit. Mediat e huaja shkruajnë se 39-vjeçares i është ndalur qëndrimi në Zvicër, shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Medalistja e artë olimpike në gjimnastikë dhe nëna e fëmijëve të liderit rus rrallë shfaqet në publik dhe tani është vendosur në rajonin e Azisë veriore. Në udhëtimin e saj të fundit dhe nën masa drakoniane sigurie, ajo shkoi në Omsk, Siberi si e ftuar speciale në një ngjarje kampionati të gjimnastikës.

Mbetet ende e paqartë se sa gjatë do të qëndrojë në Siberi. Fëmija i parë i Putinit dhe Kabaeva thuhet se ka lindur para se të presidenti rust ë divorcohej zyrtarisht.

Nga ana e tij, i forti i Kremlinit nuk e ka mohuar lidhjen e tij me Kabaevën, por as nuk e ka konfirmuar. Por sipas mediave, ajo ka një unazë floriri në dorën e saj, e cila dyshohet se konfirmon zyrtarizimin e lidhjes së tyre.