Është një nga qytetet më të shtrenjta në botë, mirëpo Hong Kongu është vendosur sot në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare për shkak të vendimit për të rritur pagën me 32 cent për orë. Pra nga 4.78 $ që ishte ora tashmë është 5.1$.

Një vendim i tillë nuk është pritur mirë nga aktivistët dhe punonjësit e komunitetit që e kanë konsideruar si tallje.

“Ne mendojmë se kjo është e papranueshme,” tha Wong Shek-hung, drejtor i programit Hong Kong, Macau dhe Tajvan në organizatën bamirëse Oxfam. “Nuk mund të mbulojë nevojat bazë në Hong Kong.”

Sipas tij, kjo rritje e re do të bëjë pak ndryshim në xhepat e qytetarëve në Hong Kong, i renditur vazhdimisht si një nga qytetet më të shtrenjta në botë.Paga minimale, e vendosur për herë të parë në vitin 2011, supozohet të rishikohej çdo dy vjet – por ajo “u ngri” për shkak se ekonomia e vendit u godit nga pandemia e COVID.

Në vitin 2022, Hong Kongu u bashkua me Los Anxhelosin për vendin e katërt në Indeksin Botëror të Kostos së Jetesës, të lëshuar nga Njësia e Inteligjencës Ekonomiste (EIU). Nju Jorku, Singapori dhe Tel Avivi janë në tre vendet e para.

Për krahasim, Nju Jorku ka një pagë minimale prej 15 dollarë në orë dhe Los Angeles ka 16,78 dollarë në orë; Tel Aviv varion nga 8,27 dollarë në 8,45 dollarë në orë në varësi të orëve totale të punës.