Efi Dhedhes, mbrëmjen e djeshma ka qenë e vemte në oborr e cila është fiksuar nga kamerat e shtëpisë së BBV ndryshe nga herët e tjera.Ajo kishte marr një batanije, e cila u mbështoll fort e më pas u shtri në kolltuk teksa ka nisur duke qarë.

Nuk dihet arsyeja se pse Efi është ndjerë keq për diçka pasi kohëve të fundit nuk kanë pasur as debatet e zakonshme mes njëri-tjetrit.

Efi së bashku me Luiz Ejllin, Dea Mishel dhe Krist Aliajn, kanë pasur javën më të qetë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ata janë 4 finalistët.