Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Top Story” komentoi rreth stilit që ka përdorur ndër vite gjatë fushatave elektorale.
“Luftë e gjatë”, u shpreh ai, pasi u shfaqën disa pamje, ku tregonin këngët që drejtuesi i Partisë Socialiste ka përdorur, duke nisur që nga bashkëpunimi me West Side Family e deri tek kënga e tallavasë këtë vit.
Grida Duma: Nga perëndim … Kënga për Tiranën me West Side Family është një perëndim, patjetër edhe fashion i të kërcyerit jashtë skemës politike.
Edi Rama: Dajra është shumë afër asaj tjetrës me kohë.
Grida Duma: Kemi ardhur tek Rama që bën tallava, kundërshtarët e konsiderojnë një hap pas. E kanë komentuar që Rama e gjykon popullin tallava.
Edi Rama: Kush i bën këto komente nuk më njeh as mua, as historinë time. As di se sa unë e kam dashur gjithmonë këtë kulturën pop, që është e lidhur me popin modern, edhe me folkun dhe bashkimin e atyre të dyve. Unë kam pasur një kënaqësi shumë të madhe kur shkoja tek romët dhe kërceja me ta. Ka qenë shumë pjesë e imja këto. Nuk e kam bërë për fushatë këtë gjë. E kam bërë në fushatë por shumë më përpara se të mendoja se do të merresha me politikë. Kur kam qenë në vitet më të hershme. Janë dy shprehje të të njëjtit person, janë dy mënyra të të shprehurit. Këta që flasin më thonë mua tallava tallava janë njerëz që duken një kilometër larg që nuk dëgjojnë Bethoven. Nuk më intereson se çfarë thonë. Ka brenda vetes përpos mesazheve politike, ka edhe atë kënaqësinë e të qenit me njerëzit.
Grida Duma: Gonxhes i ke thënë kur i ke hapur derën tek bashkia, se çfarë është kjo.
Edi Rama: Nuk janë të gjitha gjërat regji. Ai është një moment shumë i thjeshtë sepse ashtu ndodhi faktikisht dhe unë thash më mirë ta filmojmë këtë gjë. Ndodhi që në momentin që unë nisa të dëgjoja muzikë hyri njëri …
Grida Duma: Në shijet që je tani, nuk je më ai avangardi ?
Edi Rama: Nuk ka qenë asnjëherë prirja për të qenë avangard. Unë ky jam dhe nuk më duket fare ajo që thoni ju që ky e uli nivelin. Unë nuk jam muzikant që dal bëj koncerte dhe tani kam ndryshuar stilin e muzikës.