Analisti Enton Abilekaj, e konsideron humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale, një disfatë të rëndë që nuk mund të justifikohet me blerjen masive të votave.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Abilekaj tha se zgjedhjet kishin parregullsi, por rezultati nuk mund shpjegohet vetëm me blerjen e votave. Sipas analistit, kjo lidhet me faktin se qytetarët nuk kanë më besim te opozita.

“Është një disfatë elektorale, që nuk mund të kalojë duke thënë u blenë votat. Ne e dimë që zgjedhjet ishin të parregullta. Ju e keni pyetur opozitën për këtë dhe kanë thënë që nuk do ta lejojnë.

Edi Rama e bëri, por në këtë nivel dhe diferencë, nuk është vetëm kjo.

Tregon se njerëzit nuk kanë më lidhje me opozitën dhe nuk besojnë më te opozita”, deklaroi Abilekaj.