Dy mitingje super të mëdha në një hark kohor prej dy orësh në Lushnjë dhe Fier, me një pjesëmarrje si asnjëherë tjetër, ka rikonfirmuar dhe një herë pritshmërinë se të dielën rezultati zgjedhor do të jetë sipas proporcionit të prezencës në shesh nga të dy kampet. Nëse Berisha mblodhi në Fier rreth 200-300 persona në një pasdite me kohë të mirë, Edi Rama u prit mbrëmë në një shi të pandërprerë nga 7-8 mijë mbështetës sipas raportimeve në media, të vendosur të ndjekin fjalën e liderit të tyre deri më fund. Ndërkohë Lushnja ishte dhe përplasja epike e kësaj fushate ku Rama dhe Berisha i zhvilluan mitingjet në të njëjtën orë. Nëse Rama u prit në një miting me disa mijëra mbështetës, Berisha u tret në një rrugicë me disa dhjetra persona nga Lushnja, Fieri dhe Berati. Kjo situatë nuk mbeti pa u përmendur edhe nga Drejtuesi Politik i PS në Qarkun Fier Taulant Balla, i cili e krahasoi “mitingun” e Sali Berishës me ahengun e Nuri Beut në filmin “Koncert në Vitin 1936”.

Dy mitingjet e mëdha të PS në Fier dhe Lushnje vranë edhe mitingun e Berishës në Durrës.