Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga qendra më e re e Inovacionit në vendin tonë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se Piramida tashmë është rilindur për tu bërë zemra e Shqipërisë së Re të Inovacionit.

Rama shton se Piramida tashmë do të jetë qendra më e madhe në rajon për të rinjtë dhe të rejat që i përkushtohen teknologjisë digjitale.

“PIRAMIDA e Rilindur për t’u bërë zemra e Shqipërisë së Re të Inovacionit dhe streha më e madhe në rajon e të rinjve e të rejave që i përkushtohen teknologjisë digjitale”, shkroi Rama bashkangjitur fotove.