Roma dhe Sevilla do përplasin ‘brirët’ sot në 21:00 në “Puskas Arena” në Budapest, për të mësuar fituesin e këtij edicioni në Europa League. Në finale nuk do mungojë as Marash Kumbulla, mbrojtësi shqiptar i italianëve që vuan një dëmtim të rëndë dhe do jetë gati për Romën vetëm në 2024.

Me peterica, duket se Mourinho ka dashur të ketë të gjithë lojtarët me vete si një klub, për të marrë emocionet e një dueli të tillë. Edhe pse do jetë në tribunë, Kumbulla i ka dhënë mbështetjen të tijve në kanalet e komunikimit.

“Në Budapest, për ne dhe për të gjithë ju”, shkruan Kumbulla. Marashi u dëmtua disa javë më parë në ndeshjen e barazuan 1-1 kundër Milanit, teksa lëndimi i rëndë nuk mund ta linte larg ekipit në një ndeshje si kjo e mbrëmjes së sotme.