Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas fitores së thellë në Vorë të kandidatit socialist Blerim Shera. Veliaj shkruan se fitorja e dytë për Qarkun e Tiranës, me 74 %, do të shërbejë për ta çuar Vorën përpara.

Postimi në “Facebook”:

Fitorja e dytë në rang vendi vjen nga Qarku i Tiranës. Fituam me 74 % Bashkinë e Vorës, për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj.

Jam i ndërgjegjshëm që kemi fituar bindshëm një bashki historikisht të djathtë, ndaj e shohim me përulësi e mirënjohje të jashtëzakonshme një besim kaq të madh.

Bravo Blerimit dhe skuadrës së tij, dhe punë të mbarë nga nesër për t’a çuar Vorën gjithnjë e më përpara.