Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga transformimi i Thumanës, duke nisur nga procesi i rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 2019, deri tek sipërfaqet e gjelbra që janë shtuar apo edhe shkollat e reja.

Rama shkruan se Thumana është pasqyrë kuptimplotë e dallimit të qartë të 14 majit mes forcës të së ardhmes dhe hijeve të së shkuarës. Rama u bën thirrje qytetarëve që të votojnë për kandidatin Socialist Artur Bushi.