Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli është ndaluar mbrëmjen e djeshme nga policia. Këtë e ka zbuluar vetë bukuroshja teksa ka postuar në “Instastory” një video.

“Panik”, ka shkruar modelja. Ndërkohë Jori ka zbuluar edhe arsyen se pse policia e ka ndaluar teksa ajo ndodhej në makinë.

Ish-konkurrentja e Big Brother shprehet se ka menduar se mos ka bërë ndonjë gjë, por në fakt e kanë ndaluar për të bërë fotografi.

“Thashë po bëja ndonjë gjë por donin vetëm fotot, ja ku janë, 1, 2, 3”, thotë Jori teksa tregon policët që po qeshnin.