Fredi Beleri, në burg për blerje votash, është shpallur fitues në bashkinë e Himarës me një rezultat shumë të ngushtë kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro.

Fredi Beleri nga koalicioni i ‘Bashkë Fitojmë’ ka fituar me pak vota para, ndërsa kutia e fundit vendosi fatin e fituesit. Në Himarë ka shpërthyer festa nga mbështetësit e Belerit, por nga ana tjetër socialistët janë parë shumë të pikëlluar. Simpatizantët e Belerit u nisen drejt sheshit ‘Omonia’ për të festuar, ndërsa kanë bërë thirrje edhe greqisht.

Fredi Beleri, i akuzuar për blerje të 8 votave për 40 mijë lekë, u la në burg nga gjykata e Vlorës, ndërsa pas vendimit shpalli mos kompetencë dhe dosja hetimore i kaloi SPAK. Ai u arrestua bashkë me truprojën e tij Panajot Kokoveshi, pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë 40 mijë lekë për votat e 8 personave.