Fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë Devoll Eduard Duro, ka folur për mediat menjëherë pas shpalljes së rezultatit, ku ka thënë se kjo ka qenë gara më e bukur e jetës së tij.

Duro u shpreh se pavarësisht që kundërshtarët e tij politikë e akuzuan që po merr një bashki të falur, ai tha se votën ia dha populli dhe se sot ka fituar Devolli.

“Çdo garë ka emocionet e veta dhe kjo garë ka qenë më e bukura e jetës time edhe pse e vështirë. Alibia e rivalëve të mi ishte që mora një bashki të falur por populli votoi dhe nuk ishte e falur. Sot nuk kam fituar unë ka fituar Devolli. Unë jam kryetar për të gjithë e do punoj për të gjithë.”– tha Duro.